12.5 C
Tirana
E martë, 30 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta shpallet president i… Partisë së Lirisë

    Partia e Lirisë nuk do të ketë më një kryetar, por një president.

    Në kuadër të rioganizimit të partisë, Ilir Meta ka bërë me dije se ai vetë do të kandidojë.

    Ndërsa Erisa Xhixho, si e besuara e tij, u shpall zi zv.presidente e Metës.

    “Partia e Lirisë nuk mund të vazhdojë me këtë lidership kakofonik, pra me shumë nënkryetarë, ku përgjegjësitë nuk mbahen në mënyrë të qartë.

    Nuk mund të vazhdojë me një kryesi që nuk është efektive dhe  e angazhuar. Na duhet një kryesi ekzekutive që merr vendime, që reagon shpejt.

    Nuk do ketë më kryetar, por do ketë president, që do jetë lideri i partisë.

    Unë sigurisht që do kandidoj për president në Konventë. Ftoj kolegët që të kandidojë për këtë funksion apo detyrë te re.

    Do ketë një zv.president, as 4, as 5. Do jetë zv.presidente, e vetmja kandidate e kandidatit për president është Erisa Xhixho.

    Partia do ketë një president dhe një kandidate, Erisa Xhixhon.

    Erisa Xhixhon e njohin të gjithë të rinjtë e të reja. Është e papërtueshme, bën edhe shumë detyra që nuk i bën Tedi sepse i bën e shoqja e Tedit.

    Ajo do të vazhdojë të shkëlqejë me të gjitha cilësitë e mundshme që ka. Dhe nuk është nga Skrapari sepse ka pasur një keqkuptim me një shofer taksist nga Skrapari.

    I thotë që “bravo ti goca jonë se na nderova”. Ajo i thotë që s’jam nga Skrapari, por Gjirokastra.

    Të mos thotë njeri që është kandidate sepse është me origjinë nga Backa. Jo është nga Gjirokastra.

    Partia do të ketë 1 president, unë jam kandidat dhe kushdo tjetër mund të jetë kandidat.

    Postin e aekretarit të Përgjithshëm të PL-së do t’i besoj Tedi Blushit. Kushdo që ka një kandidat më të mirë se sa Tedi, ta paraqesë”, tha Meta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit