12.5 C
Tirana
E premte, 3 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta si Gadafi, harem me vajzat e LRI

    Është folur gjerësisht për korrupsionin e Ilir Metës, herë me zë dhe figurë duke bërë pazare me paratë dhe pasuritë publike, herë me blloqe shënimesh, herë me dokumente, transaksione, pamje të pasurive përrallore dhe herë me rrëfime pa prova për miniera ari në Afrikë.

    Një pjesë e korrupsionit të Ilir Metës po dukumentohet nga SPAK, për të cilin pritet të bëjë disa vite burg nëse nuk arratiset.

    Por, është folur rrallë dhe përciptazi për një apekt tjetër të shfrytëzimit dhe abuzimit me pushtetin nga Ilir Meta për favore seksuale, çimkave në dhomën e gjumit, xhelozive, paranojave dhe disa sulme të dyshuara seksuale.

    Mbëmë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, krahas përçatjeve para gojës së SPAK-ut, thanë edhe disa dromca të vërtetash.

    Për shembull, Ilir Meta tha mbrëmë se Dritan Priftin ia kishin çuar te vila në Gjiri e Lalzit, i cili i kishte kërkuar falje se pse e kishte përgjuar në Ministrinë e Ekonomisë, kur Meta shfaqej me bllokun e pazarit në dorë.

    Është plotësisht e vërtetë që Prifti, pasi i publikoi videon, në besën e një botuesi, shkoi dhe iu ul në gjunjë Metës te vila në Gjirin e Lalzit, duke i kërkuar falje dhe rrëfyer prapaskenat e publikimit të videos.

    Por, Ilir Meta nuk tregon se cila ishte arsyeja që e detyroi Priftin të gjunjëzohej.

    Ilir Meta dhe i ndjeri Dritan Prifti, përveçse vidhnin bashkë që nga vitet 2000, kishin haremet e tyre me vajza që kryesisht ishin pjesë të LRI, të cilat i ‘lidhnin’ me fije interesash si punësime në administratë dhe favore të tjera.

    (Në vitin 2001, Arben Rakipi, në atë kohë kryeprokuror, hetoi Ilir Metën (në atë kohë kryeministër) dhe Dritan Priftin (në atë kohë drejtor i KESH) për një skemë të frikshme korrupsioni, por në 18 mars 2002, Berisha dhe Meta bashkuan votat në Parlament duke shkarkuar Rakipin).

    Isha drejtor KESH. 10 ditë u largova në Amerikë. Meta bëri 10 milionë dollarë energji për 10 ditë që unë u largova. U ktheva nga Amerika dhe e kundërshtova dhe kam pasur luftë të ashpër me të. Më ka thirrur në zyrë duke pritur për të shkuar në parlament, më ka thirrur në zyrë dhe më ka thënë: Na duhet të blejmë anëtarë të KPD të PS. Më tha, më duhen 500 mijë marka. I thashë se nuk kisha ku t’i gjeja. Merri borxh më tha”, ka thënë Prifti kur denoncoi Metën.

    Meta dhe Prifti, përpos shkëmbimit të çantave me para, shkëmbenin edhe anëtare të haremeve të tyre, ndërsa i dinin njëri-tjetrit vendet e fshehta ku ushtronin aktivitetin seksual, përfshi orgji dhe eksperimemte seksuale.

    Kur Dritan Prifti publikoi videon e pazareve të Ilir Metës dhe kërcënonte me video të tjera, Ilir Meta u investua duke agazhuar një ekip për të vendosur përgjues në disa nga dhomat e fshehta të  gjumit të Dritan Priftit.

    Sigurimi i disa videove të Priftit në raporte intime me konkubinat e tij, ishte e lehtë për Ilir Metën, aq më tepër që Meta kishte qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, ku paguhej me 50 lekë për spiunimin e shokëve.

    Në fillim të vitit 2012, Dritan Prifti befas u tërhoq nga denoncimet ndaj Ilir Metës. Nëse më parë, Prifti u shkruante vetë gazetarëve çdo javë rreth aferave të Ilir Metës, befas nuk iu përgjigjej më interesit të gazetarëve.

    Ishte koha që Meta besohet se nisi t’a shantazhonte me video intime, duke e detyruar të gjunjëzohej.

    Në median pranë Ilir Metës, janë publikuar vetëm disa sekuenca të vagullta nga videot e regjistrimit të Dritan Prifti duke kryer marrëdhënie seksuale, sa për t’i dhënë mesazh se e kanë kapur.

    Publikime të tilla mund të konfirmohen me një kërkim rutinë në Google.

    Xhelozi dhe ndëshkime

    Mbrëmë në emisionin Opinion, bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi tha se “Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, ka ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte“.

    Dhjetëra gra dhe vajza janë dëbuar nga LSI-ja me urdhër të Monika Kryemadhit për vite me radhë. Arsyeja është e njëjtë: Afrimi më shumë se sa duhej me Ilir Metën.

    E fundit që ka provuar masat parandaluese të Monika Kryemadhit është Brisi i Tatimeve, e cila u befasua kur iu komunikua urdhëri verbal që të mos i afrohej godinës së LSI.

    Disa rrëfime konfirmojnë se xhelozia e Monikës nuk është e sëmurë dhe paranojake, por e bazuar në disa precedentë dhe rrethana konkrete.

    Kur Meta shkoi në Presidencë, Monika thelloi spartimet në parti duke larguar dy kategori; Vajzat e gratë të konsideruara si të gatshme për të hyrë në dhomën e gjumit të Metës si dhe burrat e besuar që mblidhnin vajza për Metën.

    Kur Ilir Meta u kthye në parti nuk gjeti më as parti, as haremin dhe as eunukët.

    LRI, si harem i Ilir Metës

    Rrëfime të dorës së parë, me detaje përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, të kryqëzuara dhe që përkojnë edhe me disa burime të hapura, tregojnë se Ilir Meta i pikaste vajzat kryesisht anëtare të LRI, gjatë takimeve organizative dhe elektorale.

    Një rreth eunukësh, mes tyre edhe Petrit Vasili, në shumë raste e kuptonin që nga shikimi i Metës se cila ishte e piketuara.

    Vajzën ia çonin Ilir Metës pas disa orësh dhe në disa raste edhe pas disa ditësh tek një nga vendet e fshehta, kryesisht në Tiranë.

    “Ishim për fushatë në 2013 në Fier. Kryetari kishte piketuar tre vajza gjatë mitingut. Nuk patëm nevojë për komunikim, pasi ne e kuptuam vetëm nga fakti që kryetari, gjatë fjalimit, i pa më gjatë në sy. Pas mitingut ia çuam fillimisht në tavolinë. I pyeti se për çfarë studionin. Më pas ia çuam te vendi i zakonshëm. Për njërën patëm dyshime. I bëmë analizat. Për shkak të vonesës,u desh t’ia çonim pas disa ditësh në Tiranë”, tha një nga ish anëtarët e rrethit të Metës.

    Rrëfime të detajuara flasin për një harem të Ilir Metës nga Shkodra deri në Sarandë.

    Një grup tjetër mbante nën monitorim Monikën, të cilën Meta e kishte shumë frikë pasi në situata të tilla ishte e paparashikueshme. Monika gjithashtu mund të shfaqej në mënyrë të befasishme. Të gjithë u habitëm kur Monika u shfaq në mënyrë të befasishme në Durrës. Ishte fushata për zgjedhjet e 2017. Erdhi dhe urdhëroi një vajzë, pjesë e strukturave, të zhdukej nga partia, pa asnjë shpjegim“.

    Metës i ra në kokë për kandidaten, incidenti me Luan Ramën

    Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Ilir Meta doli nga Presidenca në fushatë. Fliste për prerje duarsh me kosore e sfurqe, a thua ishte anëtar i ISIS.

    Metës i kishte rënë në kokë për një kandidate të LSI në Vlorë, aty ku ai shkonte njëherë në dy ditë.

    Meta u fiksua kaq keq pas kandidates saqë nxori eunukun e tij, Petrit Vasilin, i cili bëri thirrje të mos votohej Luan Rama, i cili kryesonte listën, por të votonin vajzën, për të cilën Metës i kishte rënë në kokë.

    Qytetarët e kuptuan degradimin dhe nuk votuan asnjë kandidat të LSI. Edhe atëherë Meta ishte gati në ndarje me Monika Kryemadhin dhe u tha se jetonin më vete.

    Kampet në Jalë festa orgjish dhe një dosje

    Përpos takimeve elektorale, kampet që organizon çdo vit Meta në Jalë në fakt janë festa orgjish.

    Kampet verore me vajzat e LRI janë festa më e madhe seksuale e Ilir Metës dhe e rrethit të tij, por edhe një rrezik i madh për shkak të prezencës së Monikës dhe të besuarave të saj spiunë.

    Festat nisin me muzikë dhe alkool, vijojnë me kokainë dhe përfundojnë me orgji pas mesnate.

    Për shfrytëzimin e pushtetit për favore seksuale ka edhe një dosje penale.

    Bëhet fjalë për dosjen e Luiza Tabakut ish-drejtoresha Arsimit në Lushnje.

    Sipas dosjes, ish-drejtoresha Tabaku përpiqej të ushtronte ndikim te mësueset femra dhe nxënëset, që t’i rekrutonte ato për t’ua ofruar njerëzve me pushtet, deputetëve, për seks.

    Petrit Vasili ishte ndërmjetësi kryesor mes vajzave që rekrutonte Luiza dhe hamshorëve me pushtet në Tiranë.(Prapaskena)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit