17.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta, spiun 50 lekësh

    Pak kohë më parë u denoncua skandali për politikanin I. M. që kishte qenë spiun dhe bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. Në korrik të 2022-shit, u publikua një kërkesë që Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit ia kishte nisur Kuvendit, ku zbulonte se një politikan i profilit të lartë, me inicialet I.M., ka qenë spiun.

    Dhe i vetmi politikan me profil të lartë me këto iniciale, është ish-presidenti i Shqipërisë dhe aktualisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërsa më pas u zbulua se personi që ishte bashkëpunëtor i Sigurimit ishte shtetasi Ilir Metaj.

    Kryetari i PL-së, të cilin ne e njohim si Ilir Meta, në fakt në Gjendjen Civile rezulton i regjistruar me emrin Ilir Metaj dhe nuk ka bërë ndryshime, kjo e konfirmuar nga drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

    ”CNA. al” ka siguruar një dokument që tregon se Ilir Metaj u pagua 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit, për një shërbim kryer ndaj kësaj strukture. Dokumenti mban datën 6 shkurt të 1989-ës dhe është një vendim për tërheqjen e parave nga fondi sekret për interesa operative të ish-sigurimit të shtetit.

    Sipas dokumentit, Metaj është paguar me 50 lekë si shërbëtor e spiun, për realizimin e një përgjimi në një restorant.

    Studenti Filip Talo, shok me Ilir Metën, vendos të arratiset drejt Greqisë. Këtë plan, Filip Talo e ndan në mirëbesim me shokun e ngushtë dhe Ilir Meta shkoi ta spiunonte duke u bërë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, por edhe duke u paguar me 50 lekë.

    Dokumenti vërteton gjithçka të raportuar më parë për spiunimin e shokut të Ilir Metës, Filip Talo. Fakti është vetëm një, Ilir Meta ishte spiun dhe është paguar 50 lekë nga ish-Sigurimi i Shtetit.

    DOKUMENTI: Ilir Meta është paguar 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit