16.5 C
Tirana
E premte, 17 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilnisa do të nisë fushatë për të lobuar për fitoren e Meritonit: Do ta shihni…

    E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin ka qenë gazetarja Ilnisa Agolli. Ajo është gjithashtu ish-banore e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, e cila u eleminua gjatë një nominimi shumë të fortë afër finales së madhe.

    Ajo u fut dje në shtëpi për t’i bërë një surprizë partnerit të saj, Meritonit, i cili vazhdon të jetë ende në garë.

    E pyetur nga Arbri se çfarë do të dëshironte t’i thoshte në vesh Meritonit në ato çaste dhe çfarë priste nga ai, ajo u përgjigj:

    “Unë ja thashë. Ai e di shumë mirë që e dua, por që e dua më të gjallë atje brenda. Nuk e shoh dot të mërzitur të them të drejtën. Se ja dua shumë shpirtin dhe sytë kur i qeshin dhe për këtë më vjen keq, por në atë shtëpi zymtësia ka rënë në dukje.

    Nuk më ka surprizuar më shumë seç prisja se unë e prisja këtë gjë. Me Meritonin ka ndodhur diçka shumë e jashtëzakonshme aty brenda që ne e kemi njohur njëri-tjetrin që në ditët e para dhe kemi besuar tek njëri-tjetri që në fillim”.

    Si do të ishte një fushatë elektorale nga Ilnisa për të promovuar fitoren e Meritonit?

    “Do ta shihni në ditët në vijim…”.

    Pas surprizës, shumë banorë u shprehën të emocionuar dhe thanë se ata të dy janë çifti më real i krijuar. Ja si e komentoi ajo këtë deklaratë:

    “Banorët kur duan e tregojnë të vërtetën që ndjejnë dhe kur nuk duan bëjnë të kundërtën. Kjo është tipologjia e lojtarëve mesa duket në këtë edicion, por më vjen mirë që në momente të tilla ata nuk do të vepronin ndryshe sepse ajo që duket”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit