23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilnisa i ulët afër, Sara: Nga vjen kjo erë e keqe, mbylleni banjon!

    Ilnisa është një nga banoret më të përfolura në këtë Big Brother, ku shpesh herë përfshihet në debate të shumta me konkurrentët e tjerë.

    Së fundmi ajo është dënuar nga Vëllai i Madh pasi i ka përsëritur disa herë fikjen e mikrofonit gjatë kohës kur ajo flet. Përmes një zarfi të zi, asaj iu komunikua se do dënohet dhe se do jetë e “padukshme” nga banorët e tjerë deri në një njoftim tjetër nga produksioni.

    Kaq ka mjaftuar për Sarën, ku me mundësinë e parë filloi ta ngacmonte. Ilnisa iu ul pranë, ndërkohë që Sara hante, por në pamundësi për të folur, thjesht rinte dhe e dëgjonte.

    Sara po e nxiste të fliste dhe të thyente rregullin e Vëllait të Madh, por Ilnisa i rezistoi provokimeve të saj.

    Sara: Nga kjo vjen kjo era? S’e marr vesh. E ndjen këtë erën e keqe? Si era çorape, si era këmbë. Ua sa erë e keqe.

    Bardhi: Ju vjen njerëzve që hedhin gurin dhe fshehin dorën.

    Sara: Mbylleni pak derën e banjos se vjen erë këtu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit