20.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilnisa u sigurua që ta dimë se nuk është xheloze për marrëdhënien e Meritonit dhe Rikes

    Ilnisa ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke na treguar se nuk është xheloze, përkundrazi, është xheloze vetëm për ëndrrat që kanë banorët brenda “BBVA 3”. Roza dhe Erjola diskutuan për një ëndërr që kishte parë kjo e fundit se Ilnisa do të kthehej brenda në shtëpinë e famshme.

    Një përmbledhje e shkurtër: Dje, produksioni i “BBVA 3” u tha banorëve se duhet t’i shkruanin një personi tjetër një letër, me fjalë dhe mendime zemre, ku shprehnin mendimet pozitive. Pas kësaj, Juli, Erjola dhe Roza kanë diskutuar në oborr, ku Erjola tregoi se kishte parë në ëndërr sikur Ilnisa do të bëhej sërish pjesë e shtëpisë.

    Roza nuk përtoi dhe i hyri aanalizës së ëndrrës së banores, duke thënë se Meritoni ka për t’ia shkruar letrën Rikes, për hir të miqësisë së tyre. “Ilnisa nga jashtë do të xhelozojë aq shumë, sa do të kërkojë një takim me Meritonin. Ilnisa do të vijë në shtëpi. Këtu do të dalë ëndrra jote”, u shpreh moderatorja.

    Kështu, Ilnisa publikoi videon e shkëputur nga momenti dhe u shpreh:

    “Xhelozia e vetme që mund të kem është vetëm për ëndrrat tuaja, me një emër të vetëm në mendje”, shoqëruar me një shkelje syri.

    Ilnisa u sigurua që ta dimë se nuk është xheloze për

    Dhe në fakt, Meritoni i kishte shkruar letër Rikes, duke u shprehur: “Duke të falenderuar që tregove anën tënde njerëzore kur unë u ktheva nga “Dhoma e Bardhë”, me një dhimbje që nuk do të doja që ta përjetoja dhe më fal 1 mijë herë për çdo gjë që ka ndodhur mes nesh, të faleminderit shumë!”. Rikja u ngrit nga vendi dhe i dha një përqafim.

    Kujtojmë se Ilnisa u eliminua nga “BBVA 3”, me vendimin e publikut, i cili vendosi të rikthente në shtëpi Eglën dhe Meritonin. Të tre personat ishin të mbyllur në “Dhomën e Bardhë”, pasi u skualifikuan me një zarf të zi nga Vëllai i Madh. Egla u skualifikua për shkak se i derdhi verë në kokë Meritonit, ndërsa çifti Meriton-Ilnisa, për shkak se përndoqën prej ditësh dhe e provokuan Eglën.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit