12.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Intervista që nuk “nxë” hallet e shqiptarëve, flitet për tallavanë e fushatës, fotot nudo dhe def e daulle

    Kryeministri Edi Ramë është i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Top Story” të Grida Dumës, në prag të votimeve për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

    Mirëpo, duket se në këtë intervistë në “prime time” hallet e shqiptarëve nuk kanë shumë vend.

    Për rreth gjysmë ore Edi Rama është pyetur për tallavanë, këngët që bënte me grupin muzikor “West Side Family” kur garonte për Bashkinë e Tiranë dhe fushatën me def të viteve më parë kur kryeministri shëtiste me autobus bashkë me deputetët socialistë.

    Madje, sikur të mos mjaftonte kjo, moderatorja Grida Duma, deri pak muaj më parë një kundërshtare që nuk ia linte mangët përgjigjen Edi Ramës në Kuvend, riktheu dhe fotot nudo të kryeministrit.

    A thua se hallet e shqiptarëve kanë mbaruar dhe në këto kohë të vështira ata duan të dëgjojnë apo shikojnë Edi Ramën me def e daulle…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit