Xheneta ka folur pas komenteve negative në rrjet, ku shumë njerëz kanë reaguar për ironizimin e saj karshi Gjestit dhe Eglit gjatë finales së “BBVA 4”. Ajo publikoi një Instastory, drejtuar “moralistëve”, madje nuk kurseu as “të ashtuquajturët VIP-a”.
“Moralistë leshi, shumë prej jush edhe të ashtuquajtur “VIP-a”. po e shoh që qenkeni “prekë” për një video krejt normale ku ironizoj për diçka që dihet e është thënë edhe prej vetë protagonistëve”, referuar momentit ku Gjesti i këndonte Eglit “s’kena me u pa më bashkë” dhe ajo lotonte.
“Ju paskam dhënë material për të moralizuar! Krejt e qartë! Por, e kam veç një pyetje për ju”, vijoi ajo, duke shtuar:
“Ku ishit ju kur jo në një rast, por disa herë, në mënyrën më të poshtër të mundshme u ofendova në moral e u preka në familje e vazhdoj të marr çdo ditë çdo lloj kërcënimesh e komente të ndryshme përpara miliona shqiptarëve? Ku ishit ju për të mbrojtur, të paktën përmes reagimeve, një femër që po shënjestrohej padrejtësisht? Ku ishit ju të botës së mediave kur një kolege e juaja vë çmim për një femër tjetër LIVE në televizion kombëtar?” (për zënkën e saj me Krisën).
Më tej, ajo u shpreh:
“Deri kur me standarde të dyfishta? Deri kur? Kur reagimet i keni me dallime veç një gjë është mirë ta bëni – të heshtni!”, duke shtuar edhe 2 emoji duke vjellë.
Shpërthimi i Xhenetës vjen pasi ajo ironizoi së bashku me një mikeshën e saj Gjestin dhe Egli, në finalen e “BBVA 4” më 19 prill.
“O njerëz, më në qejf jemi unë dhe Brikena sesa disa të tjerë… Disa që e kanë natën e fundit bashkë dhe më kurrë s’kanë për t’u parë bashkë…Nejse, një muaj duhet , e do publiku, e do fama”, thoshte Xheneta në video, duke nënkuptuar se Gjesti dhe Egli do të qëndrojnë bashkë për ca kohë për hir të famës dhe publikut.
Xheneta ka pasur një histori romantike me Gjestin kur ishin konkurrentë në “BBVK”. Ajo shpeshherë ka hedhur kunja publikisht për romancën e Eglit dhe Gjestit.