Nga Reldar Dedaj
Në çdo rast, sociologjia, që në Shqipëri ende nuk dihet se çfarë është, sado që ka fakultete sociologjie, është themeluar kundër teorisë së komplotit. Pra, që asnjë komplot nuk mund të ngrejë masa mijëshe a më tepër në lëvizje sociale.
Akoma qarkullon marksizmi tek ne. Sikur është populli që e bën historinë! Edhe pse harrojnë së në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nuk janë qytetarët që po shkruajnë historinë e tyre në atdhe, edhe pse vlen të theksohet entuziasmi i tyre pesëmbëdhjetë ditor, por janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po përplasen me Bashkimin Europian.
Në Shqipëri, përplasjet gjithëmonë janë përplasje të jashtme, me ushtarë shqiptarë të ndarë në dy transhe.
Aty, në atë bulevard, do shihet se kush do e fitojë këtë betejë; ShBA-të apo BE-ja. Në Kosovë, gjermanët e detyruan Albin Kurtin të heqi dorë nga Vjosa Osmani, në Shqipëri beteja është më e fortë.
A nuk ishin vetëm këta lider europian që ende janë nën rrezen e ndikimit europian që morën pjesë në Takimin e Paqes të thirrur nga Donald Trump?



