20.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-bashkëshortja konfirmon se është ndarë nga Eros Grezda

    Ish-bashkëshortja e Eros Grezdës, Ajsel Abazi, konfirmoi zërat për ndarjen e tyre, përmes një postimi në Instagram. Ajo u dha mundësinë ndjekësve t’i bënin pyetje në mënyrë anonime dhe kur u përball me pyetjen “A je ndarë?”, konfirmoi se po.

    “Po, është e vërtetë që unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë. Mua dhe Erosin na lidh vetëm djali ynë, Kian dhe asgjë më tepër. Ky është një vendim i ndërmarrë për të mirën e djalit. Do ju lutesha të kurseheshit, pasi bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në këtë mes dhe do ju lutesha të mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë vendim”- tha ajo.

    Reagimi i saj vjen pasi Erosi është shprehur më parë (kur lajmi nisi të qarkullonte dhe të aludohej për një tradhti që e kishte çuar çiftin në divorc). Përmes një publikimi në Instagram, Erosi shkroi: “Si guxoni të fusni shkrime të tilla, duke u bazuar në “follow-unfollow”? Kushdo që ka marrë guximin të shkruajë një titull kaq të rëndë pa të drejtë dhe pa argument ta dijë që ka familjarë që preken nga këto shkrime. As ndarje, as tradhëti s’ka, pas por e shoh që ka ardhur koha që duhet të hedhësh story për të sqaruar çdo gjë !”- shkroi ai.

    Erosi dhe Ajseli u martuan një vit më parë dhe sollën në jetë djalin e tyre Kian. Për arsyen e divorcit asgjë nuk është konfirmuar dhe nuk dihet ende arsyeja që e çoi dyshen në një vendim të tillë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit