spot_img
spot_img

Ish-bashkëshortja tha se nuk e ka takuar kurrë, Meritoni flet për marrëdhënien me të birin: Nuk ka prind që nuk është i lidhur me fëmijën e vet

spot_img

Moderatori nga Kosova, Meriton Mjekiqi e ka nisur këtë të hënë me kujtime nga i biri, për të cilin thotë se i mungon shumë dhe ka një raport shumë të afërt me të.

Në një bisedë me Ledjonën në oborrin e shtëpisë ai shprehet se nuk ka prind që nuk është i lidhur me fëmijën e vet, pavarësisht rrethanave apo problemeve në çift.

Ai ndër të tjera tregon se kanë gjetur mirëkuptim me ish-partneren për t’u takuar dhe kujdesur të dy për djalin e tyre.

Pjesë nga biseda:

Lediona: Të merr malli për djalin?

Meritoni: Më merr shumë malli.

Lediona: Je shumë i lidhur?

Meritoni: Djali jeton në distancë dhe natyrisht që çdo prind është shumë i lidhur me fëmijën e tij, përveç se në situata që…

Lediona: Kam parë shumë raste që nuk kujdesen kur janë të divorcuar

Meritoni: Nuk e di, ka shumë arsye aty

Kujtojmë se ish-bashkëshortja e tij, Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.

Lajmet e fundit