spot_img
spot_img

“Isha 35 vjeç, e sapodivorcuar. Më hipi në makinë dhe…” Alda Butka denoncon për ngacmim seksual Gjergj Zaharinë?

spot_img

Një postim në rrjete sociale i Alda Butka Aliçka është shpërndarë në media dhe ka ngjallur bujë dhe debate.

Alda Butka Aliçka me profesion juriste dhe mbesa e historianit të njohur kontrovers Uran Butka në këtë postim nuk përmend emër.

Por duke patur parasysh rrethanat e ngjarjeve të fundit në të ashtuquajturin “Pallati Mbretëror” mes nipit të Zogut dhe aktores Zaharia në proces divorci, duket se bëhet fjalë për Gjergj Zaharinë, babanë e aktores, ish-pedagog dhe drejtues arsimor i njohur.

Denoncimi që të kujton lëvizjen Me Too bën fjalë për kohën kur zonja në fjalë ka qenë 35 vjeç dhe e sapo divorcuar.

Më poshtë, postimi:

Kur vajza ime ishte ne gjimnaz, shkova nje dite ne takim me prinder. Po dilja e gezuar.

Sapo hapa deren e makines, me afrohet drejtori i shkolles:

– A me con pak te Drejtoria Arsimore?

– Posi jo!-u tregova e gatshme une.

Rruges, dy shalet e gjata e te holla te drejtorit, m’u afruan aq shume, sa mezi i kontrolloja gazin e frenat.

Kur hapi deren per te dale, mora fryme e lehtesuar.

Nuk ishte e thene te merresha vetem me gezimin, qe me kishin sjelle rezultatet e mira dhe sjellja e vajzes sime!

– Me prit pak- tha drejtori- vetem pese minuta pune kam dhe erdha.

Vertet doli pas pese minutash. Drejtoria Arsimore ne ate kohe ishte tek Pallati Mbreteror, por qe ne vazhdonim i thoshim Pallati i Pionierit.

– Pime nje kafe ketu, se nuk kam pire gjithe diten?!-tha drejtori kembegjate.

– Ok- i thashe sa per miresjellje.

U ulem tek Pallati i Kultures, jashte. Ai lokal kishte disa platforma rrethore prej cimentoje, te ngritura nja njezet centimetra nga toka, mbi te cilat qene vendosur karriket e tavolinat e vogla.

Sapo erdhi porosia e u mata te ve filxhanin ne buze, ”faaap” shala e gjate e drejtorit, me ciku gjurin.

U shtyva me gjithe karrike. Nderkohe drejtori, levdonte gjyshin tim, xhaxhallaret, kusherinjte, vellain tim.

Meqe ishim “tanet”, cdo levdate, e shoqeronte me nga nje te zgjatur kembe drejt kofsheve te mia. Ai zgjatu e afrohu, une shtyu me gjithe karrike. Kur kishin mbaruar gjithe burrat e mrekullueshem te fisit tim, kthej koken mbrapa e shoh qe dy kembet e pasme te karrikes, kishin dale jashte platformes. Zoti me ruajti qe nuk u plasa me trurin ne beton!

Qe te mos thoshit ju “Ke dashte vete”, meqe isha vetem 35 vjec, meqe sapo isha divorcuar dhe meqe mund te merziteshin te gjithe burrat e famshem te fisit tim nga pergojimet, nuk denoncova.

Ky drejtori, plak tashme, por qe me siguri, ia kishte vene syrin atij Pallatit te Pioniereve a Pallatit Mbreteror, qe atehere kur hynte ne Drejtorine Arsimore si ne shtepine e tij, tani banon pikerisht aty e gjuan me statuja!

Nejse, une shpetova paq atehere.

Mendo nen c’presion mund te vinte nje adoleshente, nxenesen e tij ai, kur mua dhe sot, nuk me del e keqja e atyre veprimeve…

Pa jua majti, thoni, thoni “Ke dash vet mi goc!”, se gati jom per sherr sot!!!

Lajmet e fundit