spot_img
spot_img

“Ishte dashuri me shikim të parë” – Edlira dhe Alba që trazuan Tiranën, rrëfejnë historinë e tyre

spot_img

Në një intervistë për Blendi Fevziun, ato rrëfejnë historinë e tyre, që nga momentet kur detyroheshin të frekuentoheshin fshehurazi e deri te dita që zgjodhën të mos gënjejnë më dhe të përballen me çdo lloj mendimi.

“Ishte dashuri me shikim të parë!”, kështu shprehen vajzat për 19 Marsin e 2010-ës, kur u njohën në një pub.

Alba thekson se vështirësitë kanë ardhur gradualisht, por paragjykimi i vërtetë nisi kur ato dolën hapur. “Kemi hasur më shumë urrejtje online. Mallkime, kërcënime…”, u shpreh ajo.

Po familjarët si e pritën raportin e tyre?

Alba: Ka qenë dhe vazhdon të jetë e vështirë për ta.

Kur pyeten se pse vendosën të lidhin martesë, ato përgjigjen: Sepse duhemi!

Alba: Kur dola hapur, ishte rilindja ime! Sepse nuk të duhet të gënjesh më.

Edlira: Jam tironse e vjetër, paguaj taksa në këtë vend.

Alba: Askush nuk tha se ne po lidhemi ligjërisht, ne nuk shkuam te zyrat e bashkisë, por te tarraca që është për evente të tilla.

Të pranishme në martesën e tyre simbolike ishin dhe dy vajzat 3 vjeçare, binjaket që kanë ardhur në jetë me metodën invitro.

Lajmet e fundit