13.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Italiani që i ka rrëmbyer zemrën Eglës

    Egla është padyshim një prej konkurrenteve më të forta të Big Brother Vip 3. Ajo është vënë në qendër të vëmendjes madje edhe u targetua për faktin se nuk ka fëmijë.

    Megjithatë vetëm pak ditë më parë Egla i surprizoi të gjithë kur tha se ka një dashuri jashtë shtëpisë së Big Brotherit.

    Sakaq, gazetarja Rudina Demneri ka zbuluar detaje lidhur me jetën personale të Eglës, e cila me fanatizëm e ka ruajtur.

    “Ajo figuron që është e martuar në Shqipëri, di që ka patur lidhje me një italian, dhe janë ndarë, ajo gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit. Por për këtë shqiptarin…duhet të na kishte kontaktuar më përpara.

    Por nga ajo që unë di në vija të përgjithshme, është që Egla ka patur një lidhje të gjatë me një person të huaj, kanë bashkëjetuar shumë vite bashkë dhe gëzon gjysmën e biznesit. Për këtë shqiptarin ndoshta e ka krijuar tani. Ajo shumë mirë e bën që ruan jetën private”, tha Paloma në emisionin “Breaking” në Top News.

    Gazetarja, megjithatë, nuk ngurroi të kritikojë sjelljen e Eglës brenda shtëpisë, madje duke ironizuar se si mund të jetë aq “egërsirë” teksa jashtë shtëpisë ka “dashurinë”.

    Fiori Dardha: Egla na ka befasuar

    Paloma: Me burrat e saj?!

    Fiori: Me burrat? Një na ka treguar

    Paloma: Kur Egla flet për dashurinë jashtë, ajo është mishërimi i fjalëve që e tejkalojnë masën. Me një dashuri jashtë nuk do ishte bërë kaq egërsirë.

    Fiori: Është lojë nervash ai format

    Paloma: Po flas për degradime, ofendime. Në primen e fundit më la shumë për të dëshiruar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit