26.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Iva Tiço flet për dasmën: Mendoja se do të vishja një fustan shumë të thjeshtë

    Iva Tiço, e cila kurorëzoi dashurinë e saj me partnerin gjerman, në një ceremoni private, ka dhënë një intervistë me “Jo Vetëm Modë”, ku tregoi disa detaje nga dita e saj speciale. Iva zgjodhi të bënte një dasmë të thjeshtë, minimaliste, në të cilët dominonin detajet e këndshme dhe ngjyrat e pranverës.

    Iva tha se bënë një festë të vogël, një festë që “është pak e pazakontë për kushtet shqiptare”.

    “Do të doja një dasmë të madhe që mund të kënaqja të gjithë miqtë dhe njerëzit që unë kam, por nuk do të doja kurrë një dasmë që të mbizotëroja unë. Pasi unë po vija vërdallë se si ta bëja dhe realizoja, Marçela (Lati, bashkëpunëtore prej vitesh e Ivës), më tha se është e thjeshtë dhe ma rregulloi formulën”.

    Më tej, Iva tha: “Formula është që do të merrni vetëm njerëzit, të cilët i frekuentoni të dy, që i keni frekuentuar këto 2-3 vitet e fundit vetëm të dy”.

    Sa i përket fustanit, Iva tha se ka dashur gjithnjë të ketë një fustan si i gjyshes.

    “Gjithmonë kam dashur që të kem një fustan që të ishte si fustani i gjyshes sime. Gjyshja e kishte humbur gjatë luftës. Për rastësi thoshte se ia kanë marrë gjermanët dhe unë po martohem me një gjerman tani”.

    Iva u shpreh se mendonte se do të vishte një fustan të thjeshtë, por martesa në kishë ia ndryshoi mendjen:

    “Sa herë mendoja që mund të bëja një dasmë nuk kam menduar se do të vishja një fustan të atillë, por një fustan shumë të thjeshtë, për një dasmë civile, në bashki dhe më pas, për një festë”, duke shtuar se më pas, kur vendosën të martoheshin në kishë, zgjodhi të vishte fustanin “e gjyshes”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit