13.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ja banorët e BBV3 që kanë fituar më shumë ndjekës këtë javë: Në fund të listës Roza dhe Ilnisa

    Social Top 5 është rubrika që jepet çdo të premte në emsionin Live from Tirana ku analizohen shifrat e ndjekësve të banorëve në Instagram. Albi dhe Bardhi janë dy banorët me numrin e shtuar më të madh të ndjekësve këtë, javë respektivisht me 16 mijë dhe 12 mijë ndjekës të ri në Instagram.

    Kujtojmë që Bardhi ka qenë në vëmendje javën e kaluar pas debateve të shumta me Sarën dhe idesë që lidhja me të po shkon drejt fundit dhe një ndarjeje brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Ndërkaq Albi u surprizua nga partnerja e tij primen e kaluar e cila u përpoq ta inkurajonte që të bëjë lojën e tij dhe të tregojë veten e tij.

    Nga ana tjetër Romeo me Julin vazhdojnë të rriten javë pas jave dhe Romeo ka fituar 3 mijë ndjekës të rinj në profilin e tij në Instagram ndërsa Juli ka fituar 2 mijë ndjekës të rinj. Kujtojmë se së fundmi, Juli dhe Romeo kanë pasur debate të forta me njëri-tjetrin. Rritje të ndjeshme të numrit të ndjekësve kanë pasur gjithashtu dhe Heidi, Erjola, Arta, Ilnisa dhe Rike.

    Ndërkohë, një rritje të vogël kanë pasur këtë javë Roza, Ilnisa edhe Vesa. Deri më tani, ky sezon i Big Brother është me të vërtetë i paparashikueshëm dhe situatat mund të ndryshojnë nga momenti në moment.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit