20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ja disa mënyra se si mund të kërkoni falje

    Faljet e mira janë të vështira për t’u arritur, për shkak të mungesës së dëshirës për t’i bërë ato, në radhë të parë.

    Të kërkosh falje varet nga situata që ti ndodhesh, që nga përplasja aksidentale me një të huaj në një lokal të mbushur me njerëz deri te fyerja e zgjedhjeve të jetës së mikut tuaj më të mirë. Megjithatë, çelësi i faljeve të mira nuk qëndron në ndjekjen e një formule: Duhet të jetë e sinqertë!

    Prandaj po ju ndihmojmë me disa këshilla:

    1. Përdorni fjalët e duhura

    Thoni: “Më vjen keq” ose “kërkoj falje”. Këto fraza janë të domosdoshme në çdo ndjesë.

    2. Pranoni përgjegjësinë

    Specifikoni për çfarë po kërkoni falje. Tregoni se e kuptoni pse veprimi juaj ishte i dëmshëm.

    3. Mos justifikoni veprimet tuaja

    Mos u përpiqni të shpjegoheni pse e bëtë veprimin. Vetëm nëse ju kërkohet.

    4. Premtoni përmirësim

    Premtoni që nuk do të ndodhë përsëri dhe përshkruani konkretisht se si do të merrni masa për të mos përsëritur gabimin.

    5. Ofroni të rregulloni marrëdhënien me personin që po i kërkoni falje

    Tregoni se si jeni të gatshëm të korrigjoni gabimin tuaj.

    6. Dëgjoni

    Dëgjoni me vëmendje përvojën dhe ndjenjat e personit që keni lënduar. Kjo është për ta, jo për ju!

    Çfarë të mos bëni kur kërkoni falje:

    Mos përdorni fraza si “nëse”, “por” (p.sh., “Më vjen keq nëse u ofendove”).

    Mos i zvogëloni ndjenjat e tjetrit (p.sh., “Ishte thjesht një shaka”).

    Kur nuk duhet të kërkoni falje?

    Kjo është e thjeshtë. Mos kërkoni falje për gjëra që nuk janë faji juaj!

    (Këtë e gjykoni vetë, por meqë po lexoni këtë artikull nuk jeni edhe aq të pafajshëm.)

    Falja është një shenjë e forcës dhe e pjekurisë, dhe kur bëhet siç duhet, mund të përmirësojë marrëdhëniet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit