20.5 C
Tirana
E enjte, 2 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ja kush do të jetë fituesi i BBV3 sipas Neda Ballukut: Në fillim mendoja Heidin, por…

    Opinionistja Neda Balluku, ka krijuar një pyetësor në llogarinë e saj personale të Instagram-it, teksa ka folur me ndjekësit e saj për gjëra të ndryshme.

    Por një vëmendje të madhe Neda i kushtoi dhe formatit të ‘BBV3’, teksa shumë banorë e pyeten lidhur me shumë personazhe të shtëpisë dhe cilin banor Neda shikon si fitues.

    “Kush e meriton ta fitojë Big-un, kush do ti ta fitojë dhe kush mendon se do e fitojë?”– ishte kjo pyetja e drejtuar për Nedën, teksa kjo e fundit u përgjigj: “BB mendoj se e meriton ta fitojë Jul Deda. Do doja ta fitonte Jul Deda ose Romeo Veshaj. Mendoja që mund ta fitonte Heidi, por nuk është në moment të mirë”.

    Më tej pyetjet kanë vijuar ku një tjetër person i është drejtuar Nedës: ‘Më jep pak përshtypjen sikur nuk dëshiron ta mbështesësh shumë Romeon..’

    “Nuk është një personazh që e gjej shumë veten, por disa gjëra të spikatura që ka janë të rëndësishme dhe e dallojnë nga të tjerët. Dhe pse të mos mjaftojnë për të fituar?”– u shpreh Neda.

    E më pas Neda ka shkruar dy rreshta për Heidin teksa thotë: “Heidi është vajzë e mirë, e bukur dhe e zgjuar. Nuk ka agresivitet, ka edukatë dhe është me takt. Ka këtë problemin e të qeshurës kur është nervoze që duhej ta kishte punuar pak para se të hynte në ‘Big’.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit