22.5 C
Tirana
E hënë, 6 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ja sa sekonda duhen saktësisht për të larë fytyrën

    Pastrimi i fytyrës duket si një proces rutinë, por nëse bëhet sipas kohës së duhur mund të jetë transformues për efektet që sjell në lëkurë. Fokusi këtë herë nuk është te pastruesit që përdorni apo locionet larës, por te larja e fytyrës.

    Duhen plot 60 sekonda që ky proces të jetë efektiv. Dermatologët ndryshe e quajnë “pastrimi 60 sekondësh”, pra jo vetëm një shpëlarje e shpejtë e fytyrës, por këshillohet që të kaloni një minutë duke masazhuar lëkurën dhe larë më pas me ujë apo sapun.

    “Njerëzit që e praktikojnë këtë teknikë po shohin ndryshime pozitive në lëkurë duke i kushtuar më shumë vëmendje pastrimit dhe larjes së lëkurës. Përmirësimet vijnë që me heqjen më efektive të grimit, papastërtitë e ditës si pluhuri apo vaji që prodhon vetë lëkura etj,” thotë dermatologia Kellie Reed.

    Një larje më e gjatë do të thotë më shumë mundësi për të pastruar plotësisht lëkurën nga yndyra dhe papastërtia e tepërt dhe si rezultat përbërësit aktivë e kanë të pamundur të depërtojnë në lëkurë.

    Por në varësi të lëkurës, rritja e kohës së larjes mund të çojë edhe në lëkurë të thatë. Nëse shihni që lëkura është më e ashpër dhe e tendosur pas larjes, ndoshta kjo teknikë nuk është e duhura për ju. Në këtë rast, përdorimi i një pastruesi më të butë ose ulja e kohës së larjes së lëkurës është kompromisi më i mirë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit