12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jonida Maliqi rrëfen për herë të parë arsyen e largimit nga muzika

    Jonida Maliqi ka qëndruar larg muzikës prej shumë vitesh. “Need you” ishte kënga që e rikthye fuqishëm në muzikë pas një pauze kaq të gjatë. Këngëtarja ka dhënë së fundmi një intervistë për Top Albania Radio, ku mes të tjerash ka zbuluar dhe arsyen e shkëputjes nga muzika për një kohë kaq të gjatë.

    “Ishte çështja e mëmësisë ajo që më shkëputi, unë i kisha kaluar etapat e karrierës muzikore. Të kënduarit për mua ishte prioritet, të qenurit 100 % vetja pa bërë kompromis. Përsa kohë se kam patur synimin e të fituarit të ardhura gjithçka ka ardhur në mënyrë organike. Nuk kam nevojë për të bërë promo masive.

    Kam kuptuar që nuk hyj në kategorinë e këngëtarëve super të klikuar, e bëj vetëm për kënaqësinë e shpirtit tim, të atyre që e duan muzikën time, gjithçka vjen në mënyrë natyrale.”, u shpreh Jonida duke zbuluar më tej dhe se pritet të sjellë dhe tre materiale muzikore, të cilat do t’i shoqërojë dhe me klipe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit