Vetëm pak dita pasi u largua nga “Ferma VIP”, Ermiona Lekbello ka marrë valixhet dhe është nisur drejt Italisë, por jo pa thënë fjalën e fundit për eksperiencën e saj në këtë reality show. Në një lidhje telefonike për “Uëtëfë Show”, ajo foli për gjithçka ndodhi brenda fermës (dhe patjetër, nuk kurseu askënd).
“Unë erdha për publikun. Publiku më pa dhe kuptoi që nuk ka një Jonë të dytë që i thotë gjërat troç. Nuk më intereson fare gjykimi i atyre brenda,” tha ajo, duke shtuar se fermerët “ishin preja më e lehtë”.
Një nga temat më të diskutura të këtij sezoni është më marrëdhënia mes Vanesës dhe Indrit, për të cilën Ermiona ka pasur gjithmonë rezerva.
Pas deklaratës së fundit të Indrit, i cili tha se “ka filluar të ndjejë diçka”, ajo reagoi me ironi:
“Para një jave tha që është keqkuptuar dhe s’ka pasur pëlqim, dje thotë që ka filluar të ndjejë. Ja, ky është burri shqiptar. Kaq kisha.”
Gjithsesi, si brenda dhe jashtë atij formati, Ermiona vijon të bëjë “zhurmë” me opinionet e saj krejtësisht të pacensuruara.



