19.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Ka shpifur për mua’, dhëndri i Berishës kundër Klodiana Lalës te Syri Tv. Pronari Shkëlzeni në dilemë. Si do raportojë për 21 Janarin, Gërdecin e dosjen Partizani?

    Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala prej disa ditësh është një gazetare “e lirë” pasi ka vendosur të largohet nga televizioni News 24, ku punoi për një kohë të gjatë.

    Ndërkaq, gazetari Çim Peka, i ka bërë ftesë të hapur, publikisht që Lala t’i bashkohet Syrit Televizion, duke u shprehur se ajo do të ketë mundësinë të trajtojë temat që dëshiron dhe pa ndërhyrjen e pronarëve.

    Nga mënyra se si Çim Peka ia bëri ftesën gazetares Lala pranoi indirekt se ai nuk është pronari real i Syri TV, ndonëse figuron në letra.

    Por ftesa e Çim Pekës duket se ka shkaktuar mosmarrëveshje në familjen Berisha.

    Prapaskena mëson se kundër punësimit të gazetares Klodiana Lala në televizionin e Familjes është pozicionuar dhëndri Abi Malltezi, i cili ka paditur të paktën dy herë zonjën Lala për shpifje ndaj tij.

    Teksa Berisha ka mbajtur një pozicion neutral, dhëndri, sipas burimeve, ka pohuar se nuk mund të pranojmë në median tonë një gazetare, me të cilën ai është në gjyq për shpifje.

    Burimet thanë se dhëndri i ka ‘tërhequr veshin’ pronarit në letra të televizionit, Çim Peka për ftesën që i bëri zonjës Lala pa u konsultuar më parë me pronarët realë.

    Gjithsesi, vendimi përfundimtar për të pranuar që gazetarja e njohur Klodiana Lala të punojë për Syri Tv do të merret nga Shkëlzeni, i cili është edhe pronari real i televizionit.

    Megjithatë, zonja Lala po e mendon ofertën e Çim Pekës, i cili i premtoi se nuk do të kishte punë me pronarët.

    Duket se dilema e më e madhe e zonjës Lala, por edhe e Shkëlzenit, është se si do të raportojë në Syri Tv rreth hetimeve të SPAK për 21 Janarin, Gërdecin dhe dosjen e ish Klubit Partizani, çështje të cilat gazetarja i njeh mirë.

    Përplasja mes Malltezit dhe Lalës

    Në shtator të vitjt 2022, gazetarja Klodiana Lala foli për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani dhe hetimet e SPAK.

    Pas deklaratës së Lalës, reagoi ashpër Jamarbër Malltezi.

    Ke 24 orë të kërkosh falje për mashtrimet e bëra në emisionin “Open”, dhe të sigurohesh që marrin të njëjtin mbulim mediatik, në të kundërtën do kesh mundësi ta bësh këtë në gjykatë”, paralajmëronte Malltezi.

    Në tetor 2023, gazetarja Lala zbardhi dosjen e SPAK për aferën korruptive me ish Klubin Partizani, për të cilën SPAK ka izoluar në ballkon Jamarbrin dhe Berishën.

    Pas emisionit të zonjës Lala për dosjen, reagoi sërish fort Abi Malltezi thua se dosjen e kishte kopsitur gazetarja dhe jo prokurorët e SPAK-ut.

    “Në përgjigje të emisionit “Në shënjestër”, të Klodiana Lalës: “Hetimet ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, zbardhet dosja e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Gazetarja Klodiana Lala e paditur per shpifje dhe me pare nga Abi Malltezi, vazhdon serialin e shpifjeve te saj“, shkruante Malltezi, duke bërë një përgenjeshtrim të gjatë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit