spot_img
spot_img

Kallëzimi i Metës për Autoritetin e Dosjeve, Filip Talo thirret në Prokurori. Kush është shoku i klasës së ish-presidentit dhe çfarë deklaroi ai?

spot_img

Filip Talo është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegime mbi kallëzimin e Ilir Metës kundër autoritetit të Dosjeve.

Balkanweb raporton se emri i Talos u la si detyrë nga gjykata që të merret në pyetje.

“Iu qëndroj pretendimeve që kam bërë dhe nuk dua të shqetësohet me familja ime”, mësohet të ketë deklaruar Talo, i cili u pyet për kallëzimin e Metës kundër autoritetit të Dosjeve.

Duke u ndalur të rasti në fjalë ai tha se “për rastin konkret kam dhënë shpjegime para Autoritetit të Dosjeve dhe ambasadës dhe s’dua të shqetësohem me për këtë çështje”.

Po kush është Filip Talo?

Filip Talo ka lindur në Lushnje në vitin 1969.

Ai rezulton të ketë qenë shok klase me ish-presidentin Ilir Meta në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.

Në vitin 1989 ai ka dashur të arratiset nga Shqipëria dhe këtë plan ia ka treguar shoku të tij të klasës me inicialet I.M, që për Autoritetin e Dosjeve është Ilir Meta dhe për këtë të fundit Ilir Murataj.

Sipas të dhënave, Filip Talo rezulton që deri në vitin 2013 të ketë punuar në Drejtorinë e Metrologjisë.

Ky institucion është në varësi të Ministrisë së Energjetikës dhe Transporteve e cila në atë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që drejtonte vendin në koalicion me Partinë Demokratike.

Madje, në një raport të Kontrollit të Shtetit bërë në drejtorinë e metrologjisë është edhe emri i Filip Talos.

KLSH kërkon që për këtë person të vendoset një gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve apo një masë administrative pasi nuk kishin respektuar procedurat në disa tenderë të zhvilluara.

Filip Talo sipas këtij dokumenti, mbante detyrën e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Pas këtij viti sipas informacioneve Talo rezulton të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kthehet herë pas herë në Shqipëri.

Ndoshta do t’i duhet të kthehet sërish për t’u pyetur nga Prokuroria, të cilës Ilir Meta i ka kërkuar që ta hetojë këtë çështje.

Lajmet e fundit