22.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kam kaluar një fëmijëri me trauma”, konkurrenti i “BBV” rrëfen historinë e trishtë të jetës së tij

    Shkëlqim Bega ka rrëfyer historinë e tij të trishtë të fëmijërisë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    Gjatë një bisede me Graciano Taganin, boksieri ka treguar se ka kaluar një fëmijëri me trauma pasi nëna e tij ndërroi jetë kur ai ishte në një moshë të vogël.

    Bega tha se babai i tij nuk u martua më, duke ua kushtuar jetën fëmijëve të tyre, të cilët tashmë i ka si shokë.

    “Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurtë”, iu drejtua balerini duke e ngushëlluar Çimin për humbjen e nënës së tij.

    Biseda:

    Shkëlqimi: Fëmijëria jote ka qenë bardh e zi, por e imja ka qenë me trauma. Janë shumë gjëra që s’ke pasur femijëri

    Graciano: Besoj që motrat të kanë ndihmuar shumë

    Shkëlqimi: Po, por edhe ato e kanë përjetuar

    Graciano: Po babai jot a krijoj ndonjë marrëdhënie tjetër apo jo

    Shkëlqimi: Jo

    Graciano: Ua dedikoj jetën vetëm ju

    Shkëlqimi:  E kam si shok. Janë gjëra që nuk jam as i pari dhe as i fundit që i ndodhin, por janë të forta

    Graciano: Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurtë. Sa mir se e ke gjetur veten që punon

    Shkëlqimi: Më pëlqen më shumë puna në lëvizje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit