spot_img
spot_img

Kanë pasur përplasje – Dea merr në telefon Efin “live” në emision dhe e fton për kafe, a e pranoi ajo?

spot_img

Gjatë një loje te rubrika “Dielli apo Hëna” në emisionin “E Diell”, Dea Mishel duhej që të merrte Efi Dhedhes në telefon dhe ta ftonte për të dalë bashkë.

Dea e pranoi pa problem sfidën dhe e mori në telefon Efin, me të cilën ka pasur mjaft debate brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, por në fund kaluan ditë të qeta bashkë.

Kur Dea e mori në telefon dhe e ftoi në kafe për të folur për diçka të bukur, Efi i tha se nuk ndodhej në Shqipëri.

Dea: Alo, përshëndetje, si je? Dea jam

Efi: Mirë, si je ti?

Dea: Mirë. Ja mora numrin tënd Ervinit. Dua të të ftoj për kafe për të folur për diçka të bukur.

Efi: Nuk jam në Shqipëri

Dea: Kur do vish? Takohemi të hënën?

Efi: Po

Pasi dy ish-finalistet lanë takim për të hënën, Dea i tha Efit se kjo ishte një sfidë e dhënë nga Nevina Shtylla, por që kafen do ta pinë me të vërtetë.

Lajmet e fundit