16.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Keisi i jep fund lidhjes me Kristin: Erdha pas teje dhe harrova veten time

    Keisi Medini ka vendosur që t’i japë fund marrëdhënies me Krist Aliajn brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Vajza e Sabianit, kërkoi nga Kristi që brenda shtëpisë të jenë vetëm miq, ndërsa njohja e tyre të vijojë jashtë shtëpisë.

    Mbrëmjen e djeshme, Keisi u tregua shumë e hapur, duke pranuar se imponimi i banorëve në këtë marrëdhënie bëri që ajo të frikësohet e të mos e vijojë dot më tej.

    Po ashtu, ajo pranoi se ka harruar veten, duke qëndruar pas Kristit. Ky i fundit, u tregua shumë i kuptueshëm me Keisin edhe pse pranoi se do mërzitej që të mos e vijonin më tej njohjen brenda shtëpisë.

    Biseda mes tyre:

    Keisi: E gjithë gjëja, njohja jonë nuk të duket e çuditshme? Dua ta di se çfarë ndjen ti.

    Kristi: Kemi kaluar shumë kohë mirë bashkë, kemi shumë komunikim të mirë.

    Keisi: Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi, duhet të ketë diçka më shumë por unë nuk e shoh atë pëlqimin e madh. Nëse të them unë se më mirë të vazhdojmë si miq e të vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?

    Kristi: Do mërzitesha, po ti duhet të mbrosh mbi të gjitha veten.

    Keisi: E di pse po e bëj këtë? Kam menduar shumë mirë, kam qarë por tani jam në fazën që mendoj tamam. Erdha këtu dhe gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim, ai pëlqimi në fillim ishte shumë i bukur, por mbeti aty. Ditët në vazhdim, njerëzit që e impononin, për një lidhje, ndërkohë që nuk kishte një lidhje, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera, erdhi edhe babi.

    Mua më trembi shumë, është gjë e madhe për jetën time, jam vetëm 22 vjeç, nuk e di si e kam mbajtur dhe shpërtheva. Nga imponimi i njerëzve, u tremba nga kjo gjëja që thonin kjo gruaja, vjehrri, dhëndri. U bë e tepërt kur thonin që Keisi vetëm gatuan, unë këtu kam ardhur të tregoj se këndoj, unë këtu kam harruar të këndoj, unë bëra shumë për ty, erdha pas teje e harrova veten time.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit