11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kejvina nis pushimet luksoze pas “Big Brother VIP”! Ja destinacioni!

    Kejvina Kthjella ka nisur pushimet luksoze pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”. Këtë e ka zbuluar vetë modelja me anë të postimeve që ka bërë së fundmi në rrjetin e saj social Instagram. Vendi që ka zgjedhur Kthjella për të kaluar disa ditë të bukura relaksi është Bali.

    Kejvina doli nga ‘reality show’ pasi goditi dy herë me shuplakë Luizin, pas një debati që patën me njëri-tjetrin. Kjo bëri që ‘vëllai i madh’ menjëherë të merrte vendimin që modelja të largohej nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Pas daljes modelja bëri një reagim në Instagram, ku kërkoi falje për veprimin e saj. “Jeta vazhdon…, edhe nëse ‘vdesim’! Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrsesi!

    Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilja prej asaj “çmendine”! Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit, dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës!

    Meqë Luizi, lavdi Zotit, gëzon shëndet të plotë, dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftesive dhe vullnetit të tij, mua me mbetet që t’i kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, Fansat!”, shkroi ajo asokohe.

    Ndërkohë që më pas në media ka qarkulluar lajmi se ajo ka dërguar një dron në shtëpinë e Big Brother VIP për Luizin, gjithsesi kjo gjë nuk është konfirmuar nga vetë modelja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit