spot_img
spot_img

Kërcënon Alfred Lela: Do i shkojmë Ramës tek shtëpia në Surrel

spot_img

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka folur rreth përshkallëzimit të mosbindjes civile të thirrur nga Partia Demokratike.

Ai tha se në “menynë” e protestës do të jetë edhe vajtja në Surrel ku ndodhet edhe banesa e kryeministrit Edi Rama.

“Është në menynë e opsioneve të Partisë Demokratike dhe opozitës edhe vajtja në Surrel. Ka qenë është dhe do të jetë. Se kur e ka kohën nuk e di.

Është në meny, por se kur i vjen koha asaj gjelle të menysë, atij instrumenti që zoti Berisha ka përmendur si instrumente të mosbindjes civile, ne do e shikojmë në varësi të rrethanave, të situatave dhe në varësi të asaj që ka opozita si kryetemë, një qeveri teknike e cila nuk ia jep pushtetin as Mulit, as Saliut as Arianit dhe as Alfredit, por të thotë që në këtë vend pushtetet mund të merren me garë të hapur e të ndershme”, tha Lela.

Një moment perplasjesh Lela pati edhe me analistin Arjan Curri.

Ky i fundit i kujtoi Leles momentin e pak diteve me pare kur sulmoi me shishe uji ne studio Fitim Zekthin.

 

Lajmet e fundit