10.5 C
Tirana
E diel, 5 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kërcet” grushti në zyrën e kryebashkiakut të Pukës, zyrtarët rrihen me njëri-tjetrin

    Një episod dhune është shënuar pasditen e së mërkurës në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ku drejtori i Burimeve Njerëzore, Sokol Gjoni, është përfshirë në një konlikt me një tjetër person i cili mban detyrë shtetërore.

    Konflikti mes tyre ka përshkallëzuar deri në përleshje fizike.

    Është dashur ndërhyrja e kryebashkiakut Dodaj dhe sekretares së Këshillit Bashkiak, Edona Hyseni, të cilët bënë të mundur neutralizimin e dy zyrtarëve, shkruan newsbomb.

    Ndërkohë mësohet se lidhur me këtë ngjarje Komisariati i Pukës nuk ka nisur asnjë procedurë pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim sa i përket këtij konflikti.

    Gjithashtu, as nga Bashkia e Pukës deri më tani nuk ka një reagim zyrtar sa i përket këtij konflikti të ndodhur në zyrën e kryebashkiakut.

    Theksojmë se përgjatë ditëve të fundit në Bashkinë e Pukës janë regjistruar një sërë konfliktesh mes eksponentëve të PD, sa i përket dhjetra emërimeve fiktive.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit