20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kësaj i thonë me t’ra dielli n’ballkon” – Iu hakërua llogaria në Instagram, Veliaj ironi me opozitën

    Kryetarit të bashkisë Erion Veliaj ditën e sotme i është mbyllur Instagrami.

    Sqarimin çfarë ka ndodhur e ka dhënë vetë Veliaj, me një video të postuar në Facebook, TikTok dhe platformën X, ku ka ironizuar dhe opozitën që përhapën fake news.

    “Jam shkrirë sot, duke qeshur me lot. Gjithë këta njerëzit që deri dje thoshin: ‘Na çmendi, pse nxjerr çdo gjë në Instagram’, ‘çfarë janë këto punë publike’, ‘çfarë janë këto pemë’, ‘çfarë është ky asfalt’, krejt papritur u shqetësua gjithë opozita sot: ‘Ku është Instagrami i Lalit?’ Instagrami do kthehet, sapo e kemi rikuperuar nga hakerimi, por edhe kjo puna ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ si e vetmja mënyrë për të bërë opozitë, sikur nuk shkon”, përgjigjet Veliaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit