spot_img
spot_img

Këshilla e Ermal Mamaqit për Luizin: Pse kur të dalë jashtë do t’i duhet një këshilltar

spot_img

Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Më lër të flas në Top Channel.

Moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj i vunë përpara komedianit disa foto të disa personazheve të njohur dhe se çfarë këshillash ka Mamaqi për ta.

Dy ndër ta ishin edhe çifti më i diskutuar i momentit, konkurrentë të Big Brother Vip, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Ermali dha sugjerimin e tij mbi dy konkurrentët se çfarë ata të dy duhet të bënin kur të dilnin jashtë shtëpisë së Big Brother, nëse ata do të ishin pjesë e trajnimeve të tij.

“Kiarës i duhet një plan për të ardhmen”, tha Ermali duke qeshur.

Ndërsa për Luizin tha: “Këtij i duhet një këshilltar i mirë për të zgjedhur se pasi të përfundojë Big-u do e kuptojë çfarë ka ndodhur. Është si ajo bëj ç’të duash pastaj mendo se çfarë ke bërë.”

Aktori theksoi se mendimet e tij janë të improvizuara.

Lajmet e fundit