spot_img
spot_img

“Këta janë palaço”, Bushati shpërthen ndaj prokurorëve të SPAK: Kushedi çfarë bëri Tan Hoxha, thjesht gënjeu Fevziun

spot_img

Analisti Andi Bushati ka shpërthyer keq ndaj prokurorëve të SPAK, duke i quajtur ata “palaço që duan të gënjejnë shqiptarët”, se kanë nxjerr vetë fashikuj të dosjes kundër grupit kriminal të Suel Çelës, ku përfshihen veç të tjerëve dhe dy kolegët gazetarë Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Sipas tij, këto janë “fishekzjarre” të qëllimshme për të mbuluar lidhjet politike të bandës dhe blerjen e votave për PS-në. Me ironi, Andi Bushati tha se SPAK ka identifikuar si problem të madh faktin që Artan Hoxha ka gënjyer Fevziun për një emision.

“Me çështjen e Hoxhes dhe Qynos. Nuk dua ti mbroj, ata e kanë përdhosur profesionin tonë, por se çfarë i duhet birbove të SPAK, që Artan Hoxha paska manipuluar emisionin e Fevziut për një bandë, nuk e kuptoj.

Po do SPAK të nxjerrë që media është kazan, le ta bëjë, por kur një gazetar, manipulon publikun apo emisionin e Fevziut, është problem moral dhe jo kriminal. Dini gjë që Hoxha të ketë nxjerrë njeri në kurth për ta vrarë? Ka bashkëpunuar për të bërë krim? Këta, si duket i ka huazuar pushteti edhe spin doktor që të dinë se çfarë efekti mediatik ka, sikur çështja e bandave janë Qyno që gënjen Karlon dhe Tan Hoxha që gënjen Fevziun.

Kjo është bërë që ne të merremi me Hoxhën, Qynon dhe Saimirin dhe të mos diskutojmë se ky grup ka vjedhur vota për PS, që kontrollonte lejen e kullave në zyrën e Ramës. Tani, edhe unë çuditem, si doli kështu Tan Hoxha? Në fund të fundit ka gënjyer Fevziun, asgjë më shumë, kjo na tregohet si gjëmë e madhe”, u shpreh Andi Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Lajmet e fundit