spot_img
spot_img

Këta nuk duan t’ia dinë për ligjin, as kur shkojnë në dyert e gjykatës

spot_img

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në ambientet e SPAK për të dhënë dëshminë e tij si person në dijeni në lidhje me koncesionin e “sterilizimit”.

Beqaj është paraqitur aty rreth orës 09:00, por makina e tij është parkuar në mënyrë të gabuar.

Kjo ka bërë që policia të mos e falë, por ta ndëshkojë atë me gjobë.

Ish-ministri sapo ka dalë nga ambientet e SPAK u përballe edhe me këtë shkelje rrugore, megjithëse nuk mund të krahasohet me shkeljet për të cilat akuzohet nga Prokuroria e Posaçme.

Lajmet e fundit