10.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kiara zbulon bisedën me Efin pas daljes nga “BBV”

    U duk se pati një krisje mes miqësinë së Kiarës dhe Efit pasi produksioni i shfaqi një video ku kjo e fundit i jepte të drejtë Luizit për situatën e krijuar te lavamani dhe “dhunën” e këngëtarit.

    Kiara dëgjoi Efin t’i kundërvihej asaj për reagimin e “dhunës” së ushtruar nga Luizi. Moderatorja u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë. Kjo çështje u diskutua përsëri dhe kësaj here ishte Luizi ai që foli në lidhje me informacionet që Kiara mori nga jashtë, duke mbajtur anën e kësaj të fundit.

    Kiara u eliminua mbrëmjen e djeshme dhe personi i parë me të cilin komunikoi dhe bëri një foto është pikërisht Efi. E ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, Kiara tha se “nuk ka diçka për të sqaruar” me ish-konkurrenten e “Për’puthen” dhe se marrëdhënia e tyre do vijojë.

    “Po flisnim në përgjithësi, folëm shumë pak, po më tregonte si ishte pritur jashtë. Nuk patëm mundësi të flisnim gjatë, por nuk ka gjë për të sqaruar. Sigurisht që marrëdhënia jonë do vazhdojë”– tha Kiara.

    Moderatorja u pyet gjithashtu për karrierën e saj dhe në emisionin që ka në plan të moderojë, por nuk dha detaje.

    “Do ta zbuloj në vazhdimësi se ku do jem dhe çfarë do moderoj”– tha Kiara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit