26.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kiara zbulon kritikën që nëna e Luizit i bëri kur u takuan: Më tha dhe një gjë…

    Kiara Tito ishte e ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas”, ku ka folur dhe për takimin e saj me nënën e Luizit.

    Kiara tha se nëna e Luizit ishte shumë e ngjashme si karakter me këngëtarin, ndërsa zbuloi dhe një kritikë që ajo i kishte bërë. Ajo tha se Angjelina Ejlli e kritikoi për faktin që ajo nuk ka gatuar asnjëherë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    “Vjehrra ishte shumë e mirë, zonjë grua, e bukur, simpatike. Super karakter, i ngjante shumë Luizit. E putha, dhe ajo më përqafoi. Kaluam shumë mirë. Më tha dhe një gjë: Pse ma ke lënë djalin pa ngrënë. Si nuk ke gatuar asnjëherë. I thashë jo provat, jo presioni”, tha Kiara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit