10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kohë e pamjaftueshme” – Besjana Kadare zgjedh disa vargje për të kujtuar babanë e ndjerë

    Besiana Kadare ka zgjedhur një poezi të shkruar nga babai i saj i ndjerë për ta përkujtuar në ditën kur ai ndërroi jetë.

    Poezia titullohet “Kohë e pamjaftueshme”, të cilën Besiana ka vendosur ta publikojë në  rrjetet sociale.

    Kolosi i letërsisë shqiptare ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 88 vjeçare.

    Kohë e pamjaftueshme

    S’kam kohë të harroj shumë gjëra

    Që nga mendja ti nxjerr përjetë.

    Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat

    Do t’më duhen së paku dy vjet.

    Dhe ndoshta po aq për Danten,

    Për frëngjishten tok me plazhet po aq,

    Ndoshta gratë do të jem duke fshirë

    Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

    Si udhëtari me peshë të tepërt

    Para avionit që niset pas pak

    I ngarkuar rëndshëm ende

    Do t’afrohem tek varri humbak.

    Nga supet si ta heq këtë barrë?

    Ku ta hedh këte peshë, si?

    Me të s’mund të zbres atje poshtë

    Por as lart dot s’e lë kurrsesi.

    I menduar gjer në çast të fundit

    Nga mosthënia, nga pengu tragjik

    Një shenjë ndoshta të pakuptueshme

    Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit