19.5 C
Tirana
E premte, 17 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kokorroçin mos e bëj me mua”, debat “intelektualësh” mes Babaramos dhe Ndrecës: Mos ma trash zërin!

    Me tone të ashpra i janë drejtuar njëri-tjetrit Ilir Babaramo dhe Plarent Ndreca, teksa debatonin në studion e Top Story për paraqitjen e Erion Veliajt në SPAK.

    Babaramo i ka kërkuar Ndrecës që të mos e ndërpresë dhe të mos bëjë zhurmuesin, teksa ky i fundit i ka thënë se ka ardhur të bëjë debat dhe jo zhurmë.

    Babaramo: Kokorroçin mos e bëj me mua.

    Ndreca: Unë se kuptoj çfarë është ky kokorroçi?

    Babaramo: Mos më ndërhy.

    Ndreca: Mos ma trash mua zërin.

    Babaramo: Nëse ke ardhur të bësh zhurmuesin këtu…

    Ndreca: Unë kam ardhur për të bërë debat.

    Në debat u përfshi dhe Artur Zheji.

    Plarent Ndreca: Kam cilësi sepse jam votuar nga 4200 qytetarë të republikës së Shqipërisë, ndërkohë që asnjëri prej jush përveç Ilirit nuk është votuar. Kjo është një cilësi e veçantë. Jam duke folur me gazetarë jo me politikanë. Ja ku e ke Ilirin, unë nuk i thashë Ilirit që kam cilësi të ndryshme nga ty, edhe fakti që kam cilësi të ndryshme nuk më bën më të mirë.

    Zheji: Na lër radhë. Nuk je ti superior. Çfarë domethënë se ti ke marrë 5 mijë vota? Unë dhe Babaramo me Gridën spostojmë opinionin tonë 50 mijë vota. Ore 5 mijë vota nuk i kemi asgjë fare.

    Ndreca: Kjo është çmenduri dhe tregues i gazetarizmit, ai po bën gjyqin e fjalëve që unë po them. Unë nuk thashë që as jam më i mirë, nuk thashë se kam ndonjë superioritet, nuk thashë që  jam ndryshe, por kam një cilësi ndryshe sepse jam i votuar.

    Grida: Pse të bën ndryshe kjo?

    Ndreca: Do të thotë që qytetarët të kanë votuar, të kanë dhënë të drejtën për të ushtruar pushtet, nuk ia kanë dhënë gazetarit. Ma ka dhënë mua dhe kolegëve të mi.

    Grida: Kurse gazetari e ka pushtetin të të kërkojë llogari ty.

    Ndreca: E ka marrë nga pronari. O Grida jeni bërë korporatë mediatike, jeni kthyer në korporatë dhe më jeni turrur mua. Më lini të flas.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit