16.5 C
Tirana
E hënë, 6 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kosto 850 euro/metri katror, pse shiten dyfish banesat në Tiranë? Rritje artificiale, “qielli” është limiti…

    Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të njohin shtrenjtim. Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të Tiranës, është shënuar rritja më e fortë e çmimeve të shitjes së apartamenteve.

    Tendencë në rritje ka pasur edhe te pronat në zonat qendrore. Por ky çmim a është në raport të kërkesës për këtë treg? Për SCAN ndërtuesi Artur Roshi ka thënë se kosto për 1 metër katror ndërtim varion nga 700-850 euro, prandaj nuk duhet të abuzohet me çmimet.

     “Kostua varion nga 700-850 euro/m2, duke përfshirë pronarë, taksa e çdo gjë. Ti nuk mund ta marrësh dhe ta shesësh 2-fish, sepse ndërtimi nuk është thjesht tregti, aq më tepër kur flasim për njësi të sipërfaqes, që do të thotë se milionat aty janë të shumta. Është mekanizmi i ekonomisë së tregut që duhet të funksionojë në bazë të kërkesë-ofertës”- thotë ndërtuesi dhe inxhinieri Artur Roshi.

    Ndërsa Armand Shkembi, administrator i një agjencie imobiliare thotë se çmimet janë rritur fiktivisht, por pritshmëritë sipas tij janë për ulje të çmimeve në vitet 2025-2026

    “Fundi i Bulevardit-Paskuqan është në çmimet 900-1000 euro/metër, ndërsa të tjerat madje dhe zona e Astirit që ka qënë 1000, ka shkuar 1200-1300/metër. Pra sa më afër qendrës, “qielli’’ është limiti. Nga Durrësi e Shëngjini është 1300-1500 m2,  Dhërmiu fillon nga 2500- 4500 euro metri katror”- thotë Shkembi.

    Sa i takon sigurisë, Roshi dhe Shkembi kanë thënë se me përmirësimin e legjislacionit cilësia është rritur.

    “Pallatet e ndërtuara më përpara kanë tjetër standard, dallohen në çdo element. Dhe unë ju them klientëve, pra ata që kanë blerë shtëpinë gjatë viteve 2000, shite dhe bli këto pas 2019”- tha Shkembi

    “Sa i përket kostruksionit që mos kemi panik me njerzit, nga ana kostruktive, tërmeti këtë tregoi që ndërtesat e projektuara me inxhinierë dhe po flasim për ata të larta, treguan qendryeshmëri, të tjerat u rrëzuan. Unë then se cilësia e ndërtimit ka rritur performancën” – tha Roshi.

    Sipas Shkembit, në Tiranë janë 52 mijë apartamente që janë blerë nga emigrantët që jetojnë jashtë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit