15.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Krahu i djathtë i Lulzim Bashës, feston ditëlindjen në burg me një tortë me PD

    Ish-kreu i Policisë Bashkiake i Tiranës, Florenc Hoxha ka ndarë disa foto nga qelia, ku shihet me një tortë me stemën e PD-së dhe me dy djemtë.

    “Duke festuar 44-vjetorin ne qelite e burgut 313 i burgosur nga qeveria Rama.

    Per te gjithe ata zhurmues qe per interesat dhe hallet e veta luajne me vuajtjet tona dhe te femijeve tane duke na etiketuar si te shitur tek Rama”, shkruan ai.

    Nuk dihet nëse ai e ka pasur ditëlindjen këto ditë, apo bëhet fjalë për foto të vjetra, duke qenë se aty shfaqen me të shkurtra, por postimi i tij duket qartë se është për Berishën dhe ata që i shkojnë pas, të cilët akuzojnë grupin e Bashës se janë shitur tek Rama.

    Kujtojmë që Florenc Hoxha ka qenë një nga njerëzit e besuar të Bashës dhe me këto foto do t’i tregojë Berishës, se ai ka bërë edhe burg për PD-në.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit