20.5 C
Tirana
E enjte, 2 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kujdes spiunët e SHIK-ut dhe SPAK-ut”, Meta bën susta në zyrë, ata rrotull mbajnë shënime

    Partia e Lirisë është futur në seri përplasjesh të cilat tashmë kanë kulmuar me akuza mes çiftit Ilir Meta e Monika Kryemadhi.

    Ilir Meta ka thirrur më 27 prill Konventën Kombëtarë të PL-së, ndërsa në një video të publikuar dje në zyrë, ai shfaqet teksa bën susta për krahët, iu jep edhe udhëzime atyre që i kanë mbetur në parti, me Tedi Blushin në krye.

    E ndërsa bën susta Meta flet për komplote, spiunët e SHIK-ut dhe SPAK-ut.

    “Siguri maksimale që spiunët e SHIK-ut, spiunët e SPAK, bashkëpunëtorët e Rilindjes dhe Ëngjëll Agacit në çdo moment të identifikohen dhe të ruhet qetësia ndaj çdo provokim. Malet tona më të larta. Jepi drejtim. Ekzekutohet nepotizmi dhe shpërthen meritokracia”, tha Meta.

    Disa herë në daljet e fundit, Meta ka hedhur akuza se duan t’ia marrin partinë. Videon e postoi në facebook shoqëruar dhe me përshkrimin: “Punojmë e stërvitemi”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit