5.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kur e bën me grekët dhe me djallin vetë, mendoni se nuk e bën me Ramën?

    Nga Ergys Mërtiri

    ‘Shes menderen per nje vize greke”, – ka qene pak a shume dicitura e nje instalacioni fyes ndaj shqiptareve te Edi Rames ne rinine e vet. Ne kete gjendje ka arritur sot Berisha.

    Ne Himare ai humbi shume me teper se zgjedhjet. I detyruar t’ua shese Himaren qarqeve shoviniste radikale, me shpresen e deshperuar se keshtu do te mund te cele nje kanal komunikimi diplomatik qe do te mund te thyeje sadopak izolimin nderkombetar, ai iu tregoi shqiptareve se, per hallin e vet eshte gati te shese vendin, partine, fytyren, shpirtin, gjithcka.

    Ne keto kushte ai eshte ne gjendje te beje pakt me djallin vete, Ramen po se po.

    Saga Beleri perfundoi në 4 gusht ne menyre te turpshme me deshtimin spektakolar te Gjikurise dhe qurravitjet foltorike mbi vjedhjen e votes. Por ajo cfare rezultoi mbi gjithcka ne keto zgjedhje eshte fakti qe, perballe nje qeverie qe po grabit troje e po betonizon bregdetin duke kafshuar gjithe jugun, Berisha ofron si alternative eksponente te nje politike antishqiptare qe pozon me flamuj te vorioepirit duke ushqyer aspirata idiote ndarjesh territoriale, ku trojet kafshohen nga shtete te tjere, ne kete rast Greqia.

    Mes te tjerash, Berisha i ngriti topin Rames qe te ekspozohet si patriot i madh dhe luftetar i paepur ne mbrojtje te vendit nga politika shoviniste greke. Berisha ndihmoi keshtu edhe qarqet shoviniste greke te faktorizojne politikat e tyre te mbrapshta edhe Ramen per te trukuar imazhin e tij te sakatuar nga skandalet dhe pakenaqesia e thelle popullore.

    Duke vrare cdo alternative Berisha vazhdon te behet burim mbijetese per nje qeveri qe do kishte rene me kohe, hunde e buze, nga pesha e zullumeve te veta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit