10.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kur gjërave nuk ju hap dritaren, jeta të hap derën” – Olta Boka rrëfen historinë e njohjes me partnerin

    Këngëtarja shqiptare, Olta Boka ka rrëfyer njohjen e saj me partnerin dhe se si ka ndryshuar jeta e saj pas ardhjes në jetë të vajzës.

    Artistja tek ‘Piter Pan’ tha se me bashkëshortin e saj është njohur në shkollë, pasi të dy studionin për juridik por në dëshirën e saj nuk ka qenë që të krijonte kurrë lidhje me të.

    “Jemi njohur në shkollë e kam shtyrë si gjë nuk doja për momentin të ndodhte por kur gjërave nuk ju hap dritaren, jeta të hap derën. Janë të shkruara në jetë sado mos mundohesh për diçka. Të dy kemi studiuar për juridik”, tha ajo.

    Lidhur me shtatzëninë dhe ardhjen në jetë të vajzës së saj Gaia, Olta tha se kjo periudhë ka qenë mjaft e qetë dhe se e ka shijuar shumë.

    “Kam kaluar një shtatzëni shumë të qetë, e kam shijuar shumë. Më përkoi edhe me pandeminë e kjo gjë pati benefitet e veta. E kam shijuar shumë. Edhe pjesën ‘post-partum’ e kalova shumë mirë, sepse mora vëmendjen e duhur. E ndava mendjen që do ja dedikoja të gjithë vëmendjen time vajzës”, tha ajo.

    Ndër të tjera, këngëtarja tregoi edhe arsyen që fshihet pas vendimit për ta mbajtur portretin e vogëlushes së saj të fshehtë, ku citoi se  Gaia nuk është ende në moshën e duhur të vendosë nëse do të jetë pjesë e medias ose jo.

    “E kam bërë unë këtë zgjedhje. Unë jam rritur në media dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë. Në moshën që ajo ka, aq të vogël nuk e koncepton dot sepse nuk e ka kapacitet për veten e saj. Nëse në të ardhmen ajo do të dojë të jetë pjesë e medias, është okay, por sa më përket mua, nuk dua ta publikoj”, përfundoi ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit