23-vjeçari Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit në Fier, u vetëdorëzua në polici pas negociatave me familjarët.
Ai fshihej në fshatin Dërmenas, ndërsa në videon e momentit të vetëdorëzimit i riu shfaqet shumë i qetë, i buzëqeshur dhe aspak i penduar.
Në videon e publikuar nga mediat, familjarët dëgjoheshin teksa i thonin Azgan Mërnicës “po të luajti njeri atje…”. Ndërkohë, shoferi i makinës thotë se “është në besën time”, por ende nuk është i qartë roli i tij, nëse është polic apo familjar.
Pamje irrituese që na kujtuan (arrestimin) ose shoqërimin e Klement Balilit i cili ishte një prej personave më të kërkuar në Shqipëri.
Zyrtari i LSI njihej si “Escobari i Ballkanit”, Balili kërkohej për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare, i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës, vendosi që të vetëdorëzohej pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Në pamundësi për ta arrestuar, ish-drejtori i policisë, Ardi Veliu u shfaq si shoferi i tij, pasi e shoqëroi nga Delvina në Tiranë, me një makinë luksoze.
Me këtë veprime kemi një shkatërrim të figurës së policisë.
Agjencia më e rëndësishme e zbatimit të ligjit dhe ofrimit të sigurisë në vend, tregoi dobësi, pasi u shndërrua në “taksi” për dy shumë të kërkuar.
Me këto veprime të policisë nuk është faji i Reneas, FNSH apo policëve të thjeshtë por i drejtuesve të tyre që bëjnë komplote me krimin për interesa.



