Arsida, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, pas incidentit të ndodhur disa netë më parë, ku G Bani e ofendoi duke e quajtur disa herë “rrugaçe”, ka vendosur kërkojë drejtësi përmes institucioneve të drejtësisë.
Nëpërmjet një videoje të shpërndarë në Instagram, ajo kërkon që situata të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe sipas ligjit, pasi nga ana e saj nuk ka patur asnjë fyerje apo afendim ndaj G Banit.
Ajo thekson se nuk donte të merrte një vendim të nxituar, ndaj mori kohën e saj dhe tashmë vendimi i saj në lidhje me këtë situatë është vetëm rruga ligjore duke qenë se nga pala tjetër nuk ka patur pendesë.
“Ia kam komunikuar vendimin Vëllait të Madh, jam e gatshme të tërhiqem nëse G Bani me kërkon falje publike dhe tërhiqet nga gara para televotimit, në të kundërt të gjejë një avokat shumë të mirë, se do ta ketë të nevojshem”, shprehet ndër të tjera Arsida.