spot_img
spot_img

Ledioni flet për moderimin e tij në ‘BBVA 3’: Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura

spot_img

Ledion Liço, moderatori i këtij edicioni të Big Brother VIP, ka ndarë me ndjekësit e tij ndjesitë nga ky rrugëtim i rëndësishëm në karrierën e tij.

“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur”, u shpreh Ledioni, duke shtuar:

“Ju falenderoj të gjithëve ju shikuesve dhe tifozëve të këtij super programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe meme-t; i dua të gjitha dhe ju dua edhe ju, të gjithëve”.

Ai falenderoi edhe Sarën dhe Lori Hoxhën, respektivisht për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer, si dhe për besimin dhe mbështetjen e pakursyer.

“Faleminderit! Shihemi të shtunën, në finale”, përfundoi Ledioni.

Lajmet e fundit