19.5 C
Tirana
E premte, 17 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Leka Bungo ‘shpërthen’ ndaj Alfred Pezës: Stafi i tij firmos si drejtora, por nuk janë drejtora!

    Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo ka pasur këtë të hënë kritika të shumta ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, Alfred Peza.

    Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Medias, Bungo tha se KD nuk ka asnjë kompetencë ndaj emërimeve apo shkarkimeve të bëra nga Peza, ndërsa shtoi se ka shkelur rregullat sa i përket funksionimit të Këshillit Drejtues dhe emërimeve, që sipas tij janë në shkelje të statutit të RTSH.

    Bungo kërkoi nga anëtarët e Komisionit që të bëhet një ndryshim sa i përket funksionimit të KD, në mënyrë që të ketë mundësinë e vetos në veprimet e bëra nga drejtuesi i instutucionit. Vetë Peza, pavarësisht se kishte marrë një ftesë për të qenë i pranishëm në Komisionin e Medias, nuk u paraqit.

    Leka Bungo: Këshilli Drejtues nuk ka tagër për largime, emërime, të punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar. Nuk ka të drejtë të ndërhyjë, as të thotë po as jo. Lidhur me përdorimin e fondeve publike si në rastin e parë Këshilli Drejtues ka tagrin për të marrë vendime në lidhje me 1% të buzhetit vjetor.

    Po na kërkohet llogari për fondet. Ka një problem, po deshet merreni në konsdideratë. Disa muaj më parë ju kam kërkuar të na ndihmoni për të ndryshuar ligjin, me këtë ligj RTSH, Këshilli Drejtues nuk ka të drejtë kontrollojë, të marrë vendime, është vetëm një këshill noteresh që ngre dorën për propozimet që bën drejtoria e përgjithshme.

    Edhe atëherë kur Këshilli Drejtues i jep mundësia për të bërë gjënë më të rëndësishme bëhet me propozimin e drejtues. KD është jashtë vendimarrjes për çdo gjë. Prandaj ne iu kemi dërguar një shkresë zyrtare për amandament në ligj, po flas jo në emër të Këshillit, por në emër të Leka Bungos nëse ky Komision, i cili është marteniteti i KD, merr parasysh vetëm një kërkesë, që kur Drejtori i Përgjithshëm vepron në kundërshtim me ligjin KD të ketë të drejtë me shumicë votash ta anulojë.

    Unë psh, po ti them drejtorit se përse e ke shkaktuar këtë ai mund të më thotë, çfarë pune ke. Ne nuk kemi asnjë të drejtë. Po iu them vetëm një fakt, nuk është mirë ta them në mosprezencë, në një çështje që është serioze, kemi 8 muaj që Drejtori i Përgjithshëm nuk sjell në KD emrat e stafit të vet, të gjithë firmosin si drejtora, por nuk janë drejtora, i emërojmë. Minimalisht duhet të sjellin dy kandidatura.

    I kemi kërkuar dublimin e kandidaturave që do të sjellin. I kam thënë pse ngul këmbë për këta të katërt, i ke djem hallash, na sill dhe katër djem tezesh dhe mos të dhimbsen se prap janë të tutë.

    Ia kam ngrit këtë shqetësim dhe më tha do të bëj një hap pas, ka kaluar një muaj, nuk është hap gara se vetëm hapja e garës kërkon një muaj. Vetëm falë ndryshimeve mund të vijë një balancë.

    Këtu Drejtori i Përgjithshëm është autoriteti më i madh pas Kryeministrit, ky nuk ka nevojë, të heqë, të emërojë. Do të iu lutem shumë miqësisht të merrni në konsideratë kërkesën, që të na ndihmoni që të kemi mundësi të krijojmë një balancë.

    Ne jemi në të njëjtin qëllim, që të çojmë përpara RTSH. Janë 146 largime për motive të ndryshme, pension, dorëheqje, shkarkime.

    Nga Gjykata kanë ardhur 46 pranime akuze, sikur vetëm 20 të fitojnë, ikën buzheti i vitit tjetër për të paguar këtë. Kjo do një zgjidhje dhe kjo vjen nga ligji.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit