0.5 C
Tirana
E diel, 29 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Letra prekëse: I dashur vëllai im Rustem Keko

    Askush nuk e beson qe sot u mbush plot nje vit qe je larguar nga jeta jone vella RUSTEM.

    I mungon shume familjes tende qe e deshe pa kufi.

    I mungon gjithe te afermve, mbesave dhe niperve.I mungon spitalit dhe kolegeve te tu qe bene gjthcka qe ju kishe lene amanet.I mungon gjithe poeteve dhe artisteve te rrethit tend te cilet te vleresonin si nje vlere e shtuar ne shoqaten e tyre. I mungon gjithe qytetit dhe komunitetit përmetar  te cilit i sherbeve deri diten e fundit te jetes.

    Punove 51 vite plot perkushtim dhe nuk u ankove nje here te vetme nuk doje te dije se ishte dite apo nate momenti kur jeta e kujtdo rrezikohej seriozisht.Ishin qindra  jetët që shpetove jo vetem ne rrethin tend ( qe nuk do ta ndërroje me asnje tjeter) por edhe ne rrethet e tjera madje rrefuzove ofertat e punesimit te shumta ne spitale shteterore dhe private brenda dhe jashte vendit si Greqi, Itali Bullgari.

    Gjermani Angli dhe Kosove. Ishin te shumta simpoziumet jashte dhe brenda vendit ku ti dhe kontributin tend.Me punen dhe perkushtimin tend, gjithmone sfidove vdekjen tek cdo njeri qe ajo kerkonte.Si duket ajo me 11 shkurt 2021u hakmorr ndaj teje dhe kete rradhe fitoi ajo duke te larguar fizikisht nga ne por

    …..Ti perseri dole fitimtar vella se ti je ketu me gjithcka qe le pas je ne parajsen tende mes prinderve te tu dhe shume permetareve te tjere.Aty tani je i qete dhe besoj se gjete lumturine dhe vleresimin qe ketu mundoheshin te ta mohonin.        Me gjithe se ka kaluar nje vit vella ata qe mund dhe duhet te krenohen me emrin e Dr.RUSTEM KEKO dhe ta perjetesonin figuren tende qe per 51vite beti histori ne mjekesine permetare , ata qe e kane ne dore ate gje, …vine e shkojne dhe te tjere qe vine bejne sikur harojne por HISTORINE TENDE NUK DO TE MUND AS TA HARROJNE DHE AS TA MOHOJNE. TI DOKTOR JE NE ANEN E HISTORISE KURSE ” ata” NE ANEN E TURPIT DHE TURPI LE TI. NDJEKE KUDO.    .       .

    Familja dhe Permeti nuk ka per te harruar DOKTOR DHE VELLA SE FISNIKERIA dhe Profesionalizmi si ENDOKRINOLOG, INTERNIST PEDIATER.  KARDIOLOG.Ppse jo edhe si ortoped per moshat e treta inteligjenca brilante dhe kultura jote permetare bio se bashku me gjakftohtesine dhe fjalen e urte dhe te ngrohte dhe dashurine per jeten e cdo pacienti pa dallim ishin celesi i gjithe.suksesit 51 vjecar ndaj ne e kemi bindje te plote se EMRI I DR.RUSTEM KEKO DO TE.JETOJE GJATE NE PERMETIN TONE DHE DO TE ZERE VENDIN QE I TAKON NE HITORI.KE QENE DHE DO TE MBETESH NDERI DHE KTENARIA JONE DHE E ATIJ PERMETI QE TE.LINDI TE RRITI TE.ARSIMOI . I PAHARUR EMRI YT DR. RUSTEM KEKO.   …

    Nga vellai Agim Keko

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit