19.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Lëviz i sigurtë me një orë 30 mijë euro dhe makinën e lë hapur”- Turisti italian në Dhërmi: Në Shqipëri, më mirë se në Itali

    Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video të një turisti italian që ka zgjedhur të kalojë pushimet në vendin tonë.

    Ai tregon miqve të tij që zgjedhur Dhërmiun prej ditësh, duke e konsideruar si një mrekulli. Madje, thotë që në Shqipëri është më mirë se në Itali.

    Sipas turistit, në vendin tonë mund të dalësh i sigurt dhe kursen para, si për shembull në ushqime.

    “Si është në Shqipëri? Shih ku jam vëlla, jam në Dhërmi prej tre ditësh. Është një mrekulli. Njerëzit janë të shoqërueshëm, italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht dhe kursen para.

    Dje hëngra jashtë në Dhërmi në një restorant shumë të bukur pranë detit, 9 persona hëngrëm peshk e krudo e paguam 300 euro, duke pirë dhe dy shishe spumante. Ç’të të them! Njerëzit janë shumë të sjellshëm, mund të ecësh qetësisht me orën 30 mijë euro në dorë, me 3 milionë lekë dhe askush nuk të thotë gjë. Makinën e lë hapur.

    Na respektojnë, na duan, na çmojnë. Vendi është i mahnitshëm, deti fantastik, që të bën mos ta kesh zili fare detin e Sardenjës. Ka plot vende për jetë nate, plot lokale e vende të bukura. Mund të qarkullosh i sigurt sikur të ishe në Itali, madje edhe më mirë se në Itali”, shprehet ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit