spot_img
spot_img

Lindi fëmijën në makinë pasi u bllokua nga protestuesit e PD, si është gjendja e nënës dhe e foshnjes?

spot_img

Nëna dhe foshnja që lindën në makinë gjatë mbrëmjes së të hënës pasi u bllokuan në trafik si pasojë e protestës gëzojnë shëndet të mirë.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale:

“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet.

Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ ‘Mbretëresha Geraldinë’, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”.

Lajmet e fundit