spot_img
spot_img

Liria lë vetëm Berishën në shtëpi dhe fluturon drejt Suedisë me Shkëlzenin: Gjysh Saliu mungon në diplomimin e nipit

spot_img

Sali Berisha thotë se familja e yij ka pasur gëzim ditën e djeshme, pasi djali i Shkëlzen Berishës ka përfunduar gjimnazin në Suedi, ku jeton me të ëmën.

Gjysh Sali normalisht nuk ka qenë, se e kanë kyçur në shtëpi, por drejt Suedisë ka fluturuar Liria me Shkëlzenin.

“Familja jonë dje kishte një gëzim të veçantë.

Laidon Berisha, djali i Shkëlzenit, mori dje maturën me rezultate shumë të mira në një ceremoni të bukur shkollore dhe familjare.

Me këtë arritje të rëndësishme, Laidoni bëri shumë krenar prindërit dhe të gjithë familjarët e tjerë!

Nga zemra shumë urime Laidonit dhe shëndet e suksese në studimet universitare, përqafime”, shkruan Sali Berisha.

Lajmet e fundit